
Ne operojmë që nga viti 2010 në tregun e Kosovës me produktet e Kafes nga Brendi Italian Manuel Caffe. Pas sukseseve të arritura me produktet e Kafes kemi parë si të nevojshme edhe ofrimin e produkteve të Verërave pa alkohol, kështuqë kemi arritur marrëveshje me Lussory Wine për të pasur drejtat ekskluzive për shpërndarje dhe shitje në tregun e Kosovës të produkteve Lussory Wine pa alkohol. Pra kompania jonë përfaqëson dy Brende të njohura ndërkombëtarisht për shpërndarje dhe shitje në Tregun e Kosovës.